7 janar 2015 – Presidenti amerikan ka paguar plot 1000 dollarë për një në darkë në Hawaii gjatë pushimeve sëbashku me bashkëshorten. Pas 17 ditësh relaksi me partneren e tij, Presidenti i SHBA-së ka shijuar një darkë në intimitet të plotë me orë të gjata dhe faturë të kripur.
Obama kishte rezervuar një ndër restorantet dhe resortet më të shtrenjta në Honolulu. Burime nga “Honolulu Magazine” thanë se e veçanta e darkës së Presidentit amerikan dhe bashkëshortes Michelle ishte testimi i verërave të restorantit.





