02 janar 2015 – Zlatan Ibrahimoviç u jep fund zërave të merkatos që e lidhnin me Romën. Pas ndeshjes PSG-Inter, sipas asaj që raporton "Il Messaggero", sulmuesi suedez ka qartësuar gjithçka.
"Nuk kthehem në Serie A. Kanë folur por nuk ka asgjë të vërtetë. Jam mirë në Paris, kam edhe një vit kontratë dhe më pas do të shohim çfarë do të ndodhë. Dikush e ka shpikur këtë lajm", ka thënë Ibrahimoviç.





