• Kapiteneria e Përgjithshme e Porteve Shqiptare reagoi për përfshirjen e palës shqiptarë  mbi operacionin në det për shpëtimin e pasagjerëve që ndodheshin në tragetin “Norman Atlantic”.

Durrës, 2 Janar 2015 – Kapiteni Hysni Aruçi tha se incidenti me dy marinarët do të ishte shmangur nëse Italia, e cila kryesonte operacionin nuk do të kishte braktisur tragetin pas evakuimit të pasagjerëve në bord.

Aruçi tha se dërgimi i dy rimorkiatorëve shqiptarë "Adriatik" e "Iliria",erdhi  pasi lënia e tragtetit në kushte të tilla atmosfrerike  perbente rrezik. 

Kapiteni kishte nje pergjigje edhe per dyshimet e ngritura mbi kualifikimin e marinarëve. 

Mengjesin e se dieles trageti italian Norman Atlantik u përfshi nga flakët kur ndodhej 12 milje larg ishullit të Sazanit. Kjo tragjedi coi në 13 numrin e jetëve të humbura. 11 ishin pasagjerë të tragetit që po shkonte nga Igumenica e Greqisë në drejtim të Ankonës. Ndëra dy marinarët shqiptarë humbën jetën gjatë manovrimit në rimorkiatorin “Iliria” per shpetimin e tragetit ne rrezik.