28 dhjetor 2014 – Udhëtimi në New York i princit Uilliams dhe i bashkëshortës së tij Kate Middleton, thuhet se ka pasur një qëllim tjetër përveç atij zyrtar. Revista “Globe Magazine” shkruan se gjatë turit, Kate ka takuar vajzën e fshehtë të Lady Dianës, një vajzë bionde me emrin Sarah.
Sipas burimeve të revistës, Uilliam kishte insistuar për të takuar “motrën” e tij, e cila nëse rezulton e tillë, mund të ketë pretendime për fronin britanik. Deri më tani nuk ekzistojnë prova që konfirmojnë një fëmijë të jashtëligjshëm të Dianës, ndërsa nga familja mbretërore nuk ka asnjë reagim.
Zërat për një vajzë të jashtëligjshme të princeshës së ndjerë qarkulluan qysh në mesin e viteve '80-të dhe u thelluan më tej pas një libri me titull "The Disappearance of Olivia", ku gërshetohen fakte reale me sajesa. Në tekst lexohet një histori e komplikuar dhe me intriga, ku Sarah vetëm pas vdekjes së dy prindërve në një aksident rrugor, mësoi se nuk ishte vajza e tyre. Pas një sërë hetimesh dhe testit të ADN, zbuloi të vërtetën, nëna e saj ishte Lady Diana.





