28 dhjetor 2014 –  Gjatë vizitës së tij në qytetin e Vlorës, ku vizitoi disa nga projektet e nisura nga qeveria në qytetin bregdetar, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka konfirmuar miratimin nga ana e qeverisë të projektit të Flamurtarit për ndërtimin e stadiumit të ri.

Ndërsa foli për vijën bregdetare nga porti në pyllin e Sodës, numri një i ekzekutivit shqiptar u shpreh se "kanë filluar punimet për të harminuzuar fazën e dytë të vijës bregdetare, nga porti në pyllin e Sodës ku përfshihet dhe synimi për ndërtimin e një stadiumi me gjithë standartet europiane".

Në këtë mënyrë premtimi i bërë nga presidenca turke e Flamurtarit pritet që së shpejti të bëhet realitet duke i dhuruar klubit vlonjat një stadium të ri me kapacitet prej rreth 22 mije vendesh që do të ndërtohet me sponsorizimin e kompanive turke me nje kosto prrej rreth 50 milione eurosh. Stadiumi i ri pritet te përfundojë në vitin 2018. Në momentin e përfundimit të tij, sic bëri të ditur pak kohë më parë drejtori teknik i Flamurtarit, pak kohë më parë ambientet e stadiumit aktual të rikonstruktuart i falert qytetit të Vlorës, me gjithë komoditetet, gjerlbërim dhe parqe në shërbim të banorëve vlonjatë. Projekti afatshkurtër i klubit Flamurtari parashikon ndërtimin në Pyllin e Sodës edhe të një kompleksi sportiv në të cilin përfshihet ndërtesa e klubit, godinën e futbollistëve dhe të akademisë si dhe të dy fushave stërvitore.