Sipas hulumtimit të kryer nga Qendra Greke për Statistikat, rreth 70 për qind e të anketuarve konsideron se kushtet e jetesës dhe të punës në vendin e tyre nuk janë të mira.

17 dhjetor 2014 –  Një numër i madh i qytetarëve grekë nuk janë të kënaqur me kushtet e tyre të jetesës, sipas rezultateve të një hulumtimi të opinionit publik, raporton AA.

Sipas hulumtimit të kryer nga Qendra Greke për Statistikat, rreth 70 për qind e të anketuarve konsideron se kushtet e jetesës dhe të punës në vendin e tyre nuk janë të mira.

Rreth 82 për qind e të anketuarve u shprehen se ndodhen nën presionin material dhe atë shpirtëror. Duke u përgjigjur në pyetjet lidhur me gjendjen politike në vend, 45 për qind e të anketuarve nuk kanë besim tek qeveria, ndërsa 50 për qind besojnë se vitin e ardhshëm gjendja ekonomike në vend do të jetë edhe më e keqe.

Sipas studimit të Eurobarometrit, një nga qendrat statistikore në BE, qytetarët e Greqisë, nga 36 vende evropiane, janë populli më i palumtur. Islandezët, në anën tjetër, janë populli më i lumtur, vendin e dytë e ndajnë danezët dhe norvegjezët, njoftojnë nga Eurobarometri.