Ibrahim Didani është kambisti, i cili ra pre e grabitjes sot në mbrëmje nga tre persona në Sarandë. Ai ra pre e grabitjes teksa po hipte në ashensorin e pallatit, duke u kthyer në banesë.
Pas ngjarjes, 60-vjeçari në dëshmitë e para tha se në ashensor po e priste njëri nga autorët, ndërsa dy të tjerë ishin jashtë që sinjalizonin agresorin për lëvizjet.
Ai ka arritur të dallojë një vajzë dhe një djalë.
Kambisti pësoi disa fraktura nga goditjet, por pas ndihmës mjekësore, ai doli nga spitali.
Mësohet se pasi është sulmuar nga tre persona, dy djem dhe një vajzë, ata kanë mundur t’i marrin shumën 5 milionë lekë të vjetra.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45, në lagjen nr.4,, të këtij qyteti.
Sipas policisë, “ishte vetëm 1 person ende i paidentifikuar, në hyrje të një pallati që ka shtyrë shtetasin I. D., rreth 60 vjeç dhe i ka marrë një shumë parash”.
Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorin.
Pritet këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve dhe banesave pranë vendit të ngjarjes.





