13 dhjetor 2014 – Jehona e Kim Kardashian është e madhe anembanë botës, e padiskutim shumë persona kanë dëshirë që ta shohin sa më pranë atë. Por kjo në fakt nuk është e mundur për këdo, por vetëm për ata të cilët posedojnë shuma të mëdha. Bukuroshja do ti plotësojë dëshirën një princi arab për të kaluar një mbrëmje me të, kundrejt një shume marramëndëse.

Një nga pjesëtarët e familjes mbretërore të Arabisë Saudite, mësohet se i ka ofruar 1 milionë dollarë Kim Kardashian që të kalojë një mbrëmje me të. Lajmi bëhet i ditur nga website Media Take Out, sipas të cilit, 34 – vjeçarja e ka pranuar ofertën dhe pritet të udhëtojë drejt Arabisë në Janar.