DURRËS, 13 dhjetor 2014 – Pasi u “sorollatën” në veri të vendit, tërmetet filluan të zbresin dhe në detin Adriatik, sikurse ndodhi në mesnatën e së premtes, duke u gdhirë e shtuna, më 13 dhjetor 2014.
Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar në mesnatën e së shtunës ora 1:2:51 (koha e Shqipërisë që është + 2 orë nga Grinuiçi, me këtë të fundit jepet në etiketën e hartës data dhe ora), më 13 dhjetor 2014, një tërmet me magnitudë 2,5 dhe epiqendër në thellësinë 6 km. Dukuria tektonike është lokalizuar në detin Adriatik, 15 km në vijë ajrore në veriperëndim të qytetit të Durrësit, në koordinatat 41.44°V, 19.41°L.
Sipas matjeve që ka bërë “Dyrrah”-u me Google Earth, ngjarja sizmike ka ndodhur 1 km në veri të Bishtit të Pallës / Kepit të Palit dhe 6 km në perëndim të grykëderdhjes së lumit të Erzenit. Për shkak të forcës së vogël, tërmeti është ndier pak në disa banesa të komunës së Katundit të Ri dhe të rezortit të Gjirit të Lalzit, për pasojë nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





