13 dhjetor 2014 – Karabinierët e Falkonarës arrestuan në flagrancëë dy shqiptarë duke shpërndarë kokainë në zonën e Torretës afër Ankonës. Kristaq Rusi dhe Agron Xhezairi u arrestuan në mesnatën e së premtes duke gdhirë e shtunë 13 dhjetor 2014. Ata i rrezistuan arrestit duke i kërcënuar me jetë karabinierët dhe duke i goditur me shkelma dhe grushta, madje duke dëmtuar edhe një kabinë elektrike të kompanisë ENEL.
Agroni ka precedentë të shumtë penalë për drogë dhe krime kundra pronës. Ai ishte arrestuar për herë të fundit vetëm 4 muaj më parë. Nga kontrolli trupor, dy të arrestuarve iu gjetën 20 gramë kokainë. Ata akuzohen për shpërndarje droge, goditje e personit zyrtar për shkak të detyrës si edhe dëmtim prone.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





