DURRËS, 13 DHJETOR 2014 – Një i burgosur shqiptar 30 vjear në Repartin e Mbikqyrjes të Burgut të ri të Civitavekjas (Civitavecchia) tentoi të vetëvarej në qeli. Ngjarja ndodhi të enjten në darkë datë11 dhjetor 2014. I burgosuri shqiptar me carcafët e krevatit përgatiti lakun dhe litarin për tu vetëvarur. Fatmirësisht gardiani i turnit rastisi vigjilent. Ndërhyrja e tij e menjëhershme i shpëtoi jetën të burgosurit shqiptar. Këto 20 vitet e fundit në sajë të ndërhyrjes në kohë të personelit të burgjeve italiane është shpëtuar jeta apo shëndeti i 125 000 të burgosurve, që kanë tentuar të vetëvriten apo të vetëplagosen._6.jpg)
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





