• Në ditën e Krishtlindjes, secili nga ne bën dhurata për njerëzit e dashur. Por a keni menduar ndonjëherë me vete “pse jepen dhurata ditën e Krishtlindjes?

 12 dhjetor 2014 –  Tradita e të bërit dhurata Krishtlindjesh është shumë antike. Në besimin kristian, praktika e të bërit dhurata konsiston në dhënien e dhuratave prej ari, temjani dhe mirrë (lloj parfumi i bërë nga zambakët), dhurata këto që iubënë Krishtit kur lindi nga tre magjistarët.

Këta të fundit ishin mbretër nga Lindja, burra të zgjuar, të cilët udhëtuan nga një distancë shumë e gjatë, për të gjetur fëmijën Krisht dhe për t'i çuar atij dhuratat e tyre. Tradita e të bërit dhurata gjatë Krishtlindjes për njerëzit e dashur u bë popullore në mesjetë dhe në epokën moderne. Kështu në vende dhe nga njerëz të ndryshëm, filluan të përgatiteshin dhurata dhe ato u kthyen në një traditë dhe pjesë e festimeve.

Në ditët e sotme, ne të gjithë japim dhurata sipas arsyeve, mundësive dhe dëshirave tona. Për disa është një mënyrë për të festuar ditën e gëzueshme të Krishtlindjes, ndërsa për disa të tjerë është një kohë e çmuar për t'u kaluar me familjen dhe miqtë dhe për t'u bërë atyre dhurata në shenjë vlerësimi dhe dashurie.