12 dhjetor 2014 –   Olti Curri, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka përcjellë një lajm aspak të mirë për bukuroshen Diellza Kolgeci. 

"Aksidentohet duke rrezikuar syrin në provat e Dancig, ylli i ekranit të Kosoves, Diellza Kolgeci".

Duke u përgatitur për koreografinë e radhës, konkurentja e famshme nga Kosova ka rrëshkitur duke u rrëzuar keq. Diellza është dëmtuar në vetull, shumë pranë syrit, duke patur hemoragji. Menjëherë ajo është transportuar në një spital privat, duke marrë mjekimin e menjëhershëm, ku i është dashur të qepet në vendin e çarë. Ajo ka lënë provat dhe është nisur për Kosovë. I uroj shërim sa më të shpejtë", ka shkruar ai.