12 dhjetor 2014 – Shkencëtarët kanë zbuluar një përbërës sekret që ndihmon në rënien në peshë, në përpjekje për të ulur numrin e obezëve. Shkencëtarët në Imperial College London dhe Universiteti i Glasgow kanë realizuar testimet e para tek njerëzit, rezultatet e të cilave tregojnë se ky ingredient ndalon shtimin në peshë. Sekreti qëndron tek përmbajtja e tij me propanoate, që stimulon çlirimin e hormoneve që ndikojnë tek truri për të ulur urinë.
Propanoate prodhohet në mënyrë natyrale nga ushqimet me fibra, por ingredient i ri, i quajtur inulin – propionate ester (IPE), ofrom më shumë propanoate nga çmarrin njerëzit në një dietë normale. Me anë të këtij ingredient të ri shkencëtarët po shpresojnë të ulin numrin e obezëve në Britani, që duket se po vjen gjithnjë e në rritje.





