12 dhjetor 2014 – Sokol Cikalleshi mund të transferohet te Sampdoria që në merkaton e janarit për shkak të largimit të Gabianit. Media italiane bën me dije se futbollisti italian ka bërë gati valixhet për t’u transferuar te Napoli dhe vendin e tij do e zërë pikërisht shqiptari, i cili duket se përshtatet me skemat e trajnerit Mijatoviç.
Madje, shkruhet se ai do luajë në repartin e avancuar së bashku me Ederin dhe Antonio Kasanon, duke qenë se ky i fundit po përflitet për t’u rikthyer që muajin e ardhshëm, pas problemeve që ka pasur klubi i Parmës. Por, ka gjithashtu një deklaratë kontradiktore të menaxherit Alfredo Pedula, i cili ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar nga Sampdoria për lojtarin e Splitit. I pari që bëri publik mundësinë e bisedimeve ishte pikërisht Xhanluka di Marzio.





