DURRËS, 12 dhjetor 2014 – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bën të ditur se në Durrës, më 11 dhjetor 2014 filluan procedime penale ndaj dy autorëve, që sipas organeve të rendit, për motive të dobëta dhe banale, kanë goditur me grushte dy shtetas të tjerë.
40-vjeçari F. G, banues në fshatin Shënavlash të komunës së Rrashbullit, elektricist, dyshohet se në orën 13.30, në lagjen nr. 17, në mjediset e drejtorisë rajonale të shpërndarjes së energjisë elektrike i ka hequr dru, grushte dhe shqelma 25-vjeçarit E. K, banues në Durrës; kurse 34-vjeçari SH. I, banues në Durrës, dyshohet se, rreth orës 15.25, në lagjen nr. 12, ia ka rrasur me shpullë 18-vjeçarit E. B, banues në Durrës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





