DURRËS, 12 dhjetor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të enjten, më 11 dhjetor 2014, ora 22.00, ka ndodhur një aksident i rëndë. 23-vjeçari Edmond Xaka nga fshati Borizanë i komunës së Kodër Thumanës në Krujë, duke drejtuar një BMW, në boshtin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, në vendin e quajtur karburant “Eri”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një “Iveco”, që ndodhej në parking. BMW-ja ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht, bashkë me dokumentet.
Si pasojë, u plagos dhe, rreth orës 2.00 pas mesit të natës, të premten, më 12 dhjetor 2014, vdes vetë drejtuesi i mjetit në spitalin Ushtarak të Tiranës, si dhe ndodhet në gjendje të rëndë në këtë spital shoku i të ndjerit që ishte dhe bashkudhëtar, Luan Hysa, 20 vjeç, po nga Borizana.
Fotot: TV Oranews.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





