Duhani fshin kromozomet mashkullore. Meshkujt që pijnë duhan kanosen nga një rrezik më i madh, në krahasim me ata jo konsumatorë të duhanit për të humbur kromozomin mashkullor.

12 dhjetor 2014 –  Zbulimi është publikuar ne revistën shkencore “Science” dhe i detyrohet një studimi te koordinuar nga Jan Dumanski dhe Lars Forsberg nga Universiteti i Upsala-s. Ky zbulim mundohet qe t’i japë një shpjegim edhe faktit se perse meshkujt duhanpirës janë me te prirur ndaj tumoreve se sa meshkujt e tjerë.

Zbulimi ka ardhur pas analizimit te 6000 meshkujve, te cilëve ju mbajtën shënim nje game e gjere parametrash, te cilat lidheshin me shëndetin dhe mënyrën e jetesës, por edhe me zakonet e te ngrënit, nivelin e edukimit, moshën etj. Nga te gjitha analizat doli se kromozomi Y, paketa e ADN-se qe është themelore ne përcaktimin e seksit, zhduket ne mënyrë frekuente nga qelizat e gjakut te duhanpirësve. Fenomeni ishte shume me i ngadalte dhe i rrallë tek jo konsumatorët e duhanit dhe tek ata qe e kishin lënë atë prej kohesh.

Por studimi nuk arriti te krijonte një ide më të qartë mes fenomenit te mësipërm dhe shfaqjes se tumoreve tek këta meshkuj. Edhe më parë, fenomeni i dëmeve gjenetike tek duhanpirësit ka qenë i njohur, dhe ne këtë plan, edhe demi qe pëson kromozomi Y, i cili natyralisht është një kromozom që gjithnjë tenton te vetëshkatërrohet me kalimin e moshës, dhe hipotetizohet se ky do të zhduket fare ne harkun e evolucionit, por studimi i fundit konstatoi se ky fenomen shkon paralel me frekuencën e prekjes nga tumoret te këtyre personave, edhe pse nuk arriti që të shpjegonte plotësisht këtë lidhje.