I dënuar nga Apeli i kryeqytetit me 10 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje 

DURRËS, 12 dhjetor 2014 –  Drejtoria rajonale e kufirit dhe migracionit njofton se të enjten, më 11 dhjetor 2014, ora 8.00 paradite, në hyrje të portit u kap i shpalluri në kërkim Fabian Hakik, 36 vjeç, banues në Kodër-Kamëz të Tiranës.

Kufitarët e detit thonë se Gjykata e Apelit Tiranë më 8 tetor 2014 e ka dënuar 36-vjeçarin Hakik me 10 vjet heqje lirie për vrasje me paramendim dhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/