DURRËS, 12 dhjetor 2014 –  Tenisi është një sport fisnik, i cili preferohet dhe nga fëmijët e qytetit të Durrësit. Për të dytin vit radhazi, Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës dhe më specifikisht sektori i sportit që drejtohet nga Arian Plaku ka organizuar Kampionatin II Tenis (djem & vajza). Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 18 shkolla dhe gjithsej 90 fëmijë. Në total u zhvilluan 56 lojra. Ndeshjet u gjykuan nga Llambi Ikonomi dhe Përparim Zani. Sipas kategorive fituesit ishin:

Kategoria I (VAJZA)

Vendi I – Brunilda Puci ( Vinçenc Prendushi)

Vendi II –  Gea Sefa (Vinçenc Prendushi)

Kategoria II

Vendi I – Viola Hoti “Kolegji “Albania”)

 Kategoria III  

Vendi I – Greta Jaku (Jusuf Puka)

 Vendi II –  Liridona Rexha (Kushtrimi Lirisë)

Kategoria I (DJEM)

 Vendi I – Oltion Ikonomi (Kushtrimi Lirisë)

Vendi II – Flamur Rexhaj

Kategoria III

Vendi 1 – Marko Lleshi (Vinçenc Prendushi)

 Vendi II – Elio Kalushi (Jusuf Puka)

/g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/