12 dhjetor 2014 –  Ervis Murra 25 vjeç që në qershor 2014 ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie, me byzylyk elektronik për t’u mbikqyrur, por ai kishte hequr byzylykun dhe ishte arratisur. 

 Skuadra e lëvizshme e policisë së zonës së Kazal del Principes arriti të zbulojë bazën, ku fshihej Elvisi. 

Kontrolli i ushtruar në banesën e Mena Manna-s, 27 vjeçe banore e qytezës së San Marcelinos dhe e dashura e Elvisit rezultoi i frytshëm. Jo vetëm që i arratisuri Murra u arrestua, por atij iu gjetën celularë, orë dore të markave të shrenjta dhe arturina, që dyshohen se janë të vjedhura nga Elvisi. 

Pas arrestimit, Elvis Murra u dërgua në Burgun e Santa Maria Capua Vetere-s.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/