12 dhjetor 2014 – Rreth orës 18 të enjten 11 dhjetor 2014 policia e Gjenevës në kuadrin e aksionit antidrogë të quajtur “Hydra” arrestoi një 21 vjecar shqiptar, lindur në Durrës dhe banues në Bashkinë e Karuzh-it (Carouge) afër Gjenevës. I riu shqiptar ishte nën vëzhgimin e policëve të veshur civilë, kur i shiti 10,4 gramë heroinë për 240 franga një drogaxhiu zviceran.
Më pas 21 vjeçari, u përpoq t’i shiste drogë një klienti tjetër, por u bllokua nga policët. Në përpjekje për tja mbathur ai i goditi policët me grushta dhe shkelma madje edhe e kafshoi njërin prej tyretre herë në parakrah. Policët i gjetën të fshehur në trup edhe 20,1 gramë heroinë si edhe rreth 500 franga zvicerane. I riu shqiptar u arrestua në kushtet e flagrancës për shpërndarje droge dhe goditje të personit zyrtar për shkak të detyrës.
Pas arrestimit, ai u dërgua në qelitë e paraburgimit në stacionin e policisë në Bashkinë Vernier afër Gjenevës.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





