DURRËS, 11 dhjetor 2014 – Vazhdon epidemia e vjedhjeve të materialeve të punës, sikurse ka ndodhur të mërkurën kur në shënjestër është një pallat në ndërtim në një ng lagjet në qytetin bregdetar.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se më 10 dhjetor 2014 ka bërë kallëzim K. M., 51 vjeç, banues në Durrës, menaxher pranë kompanisë “Ushina” shpk. Bëhet e ditur se në lagjen nr. 5, në pallatin që po ndërton kjo firmë, nga më të njohurat dhe të vjetrat në Durrës, janë vjedhur instalimet elektrike, çelësa e priza. Blutë thanë se po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





