DURRËS 11 dhjetor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se më 10 dhjetor 2014 filloi procedimi penal ndaj M. K.-së, 27 vjeç, banues në Durrës. Rreth orës 15.20 në lagjen nr. 16 Durrës, duke drejtuar një “Smart”, 27-vjeçari ka aksidentuar R. A.-në, 62 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spitalin publik të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.  

Ndërkohë, po më 10 dhjetor 2014, në mesnatë, ora 00.30, seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimeve në komisariatin e Krujës ka raportuar se në lagjen “Ballshnet” të qytetit të Krujës është djegur një “Benz C Klasse”, në pronësi të T. B.-së, 30 vjeç, banues në këtë qytet. U kryen veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/