• Blutë e padisin për veprën penale “Mbajtja pa leje të lëndëve plasëse dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike”
DURRËS, 11 dhjetor 2014 – Në një njoftim zyrtar të drejtorisë së policisë së shtetit të qarkut Durrës-Krujë thuhet se të mërkurën, më 10 dhjetor 2014, ora 10.00 paradite, pas një pune të gjatë hetimore kjo drejtori arriti të prangosë të kërkuarin H. Xh., 47 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Po sipas këtij njoftimi, të hënën e kaluar, më 8 dhjetor 2014, rreth orës 15.00, në Borizanë Krujë, në një gurore të marrë me qira, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse, duke shqetësuar banorët. U shpall në kërkim po atë ditë. Policia e shtetit është kujdesur të vërë në dukje se “pas konsultimit me prokuroren A. Q. shtetasi H. Xh. do të ndiqet në gjendje të lirë”. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Krujë për veprën penale “Mbajtja pa leje të lëndëve plasëse dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





