11 dhjetor 2014 –  Alfred Plepçi 28 vjeç së bashku me dy italianë nga janari deri në maj 2013 kreu një sërë  grabitjesh me armë në zonën e Modenës. Bandës iu kapën  përveç një pjese të sendeve të vjedhura edhe një pushkë, një pistoletë me numër matrikulle të fshirë si dhe dy pistoleta me ajër të komprimuar. 

Alfredit iu pranua gjykimi i shkurtuar për akuzën e grabitjes, armëmbajtjes pa leje dhe vrasjes së mbetur në tentativë. Ai u dënua me katër vjet burg për këto tri akuza. 

/gj.th. agjencia  e lajmeve “Dyrrah”/