11 dhjetor 2014 – Nuk është hera e parë që Mariah Carey të jetë në fokusin e mediave rozë për shkak të dështimit gjatë performancave të saj. E njëjta situatë është përsëritur përsëri, ndonëse këngëtarja është munduar që këngën ta përfundojë. Pavarësisht se u mundua me të gjithë forcat për të qënë në sinkron me vijën melodike, ajo çfarë u pa ishte veçse një stonim.
Dhe në videon në fjalë shihet këngëtarja që mundohet të këndojë dhe të performojë, por zëri i saj ka luhatje të ndjeshme.





