10 dhjetor 2014 – Steaua e Bukureshtit skuadra më e famshme e futbollit rumun mbetet pa identitet. Me një vendim gjykate klubi që u shpall kampion europe në vitin 1986, ka humbur emrin, emblemën si dhe ngjyrat. Steaua e Bukureshtit është një klub i themeluar nga ushtria në vitin 1947 vetëm pak kohë pas përfundimit të Luftës së dytë Botërore, por skuadra nga kryeqyteti i Rumanisë e humbi betejën ligjore në gjykatën e lartë me ministrinë e mbrojtjes dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë më mundësi të përdorë as emrin, as emblemën dhe as ngjyrat në sfidat e ardhshme. Të Mërkurën e kaluar gjykata e lartë e shtetit Rumun vendosi të pranonte kërkesën e ministrisë së mbrojtjes e cila pretendon se ka të drejtën e emrit, ngjyrave dhe emblemës duke qenë se Steaua e Bukureshtit është një klub i formuar nga ushtria, madje dhe emri Steaua i përkthyer në Shqip do të thotë yll, emër që është përdorur nga shumë klube lindore.
Një gjë të tillë klubi më i famshëm rumun duhet ta vuante edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit përballë Iasit kur zbriti në fushë jo me ngjyrat tradicionale kuqeblu por me fanellën e dytë me ngjyrë të verdhë pavarësisht se luante në shtëpi por ajo çka binte edhe më shumë në sy qëndronte te fakti se fanellat që mbanin veshur futbollistët e Steuas, nuk kishin emblemë sic shihet edhe nga pamjet teksa mbi logon me emrin e klubit drejtuesit e Steauas kishin vendosur një stampë në mënyrë që të mos shfaqej as një simbol i klubit për të cilin tashmë ministria e mbrojtjes ushtron çdo të drejtë.





