DURRËS, 9 dhjetor 2014 –  Bashkia e Durrësit ka mbyllur tenderët e 8 rrugëve në lagjen nr. 18 (ish-Këneta) dhe të një segmenti brenda në qytet, duke shpallur fituesit.

Mësohet zyrtarisht se komisioni i vlerësimit të ofertave në bashkinë e Durrësit ka shpallur operatorët ekonomike privatë në tenderët e zhvilluar në muajin nëntor. Bie në sy se për 8 rrugët e shkurtra në ish-Kënetë (“Jezerca”, “Porto Romano”, “Erë Pranvere”, “Juba”, “Sulejman Pitarka”, “Rinia Durrsake”, “Tasim Këlliçi dhe “Bajram Curri”), me vlera shumë të ulëta të fondit limit, kanë marrë pjesë deri në 42 konkurrues si në rastin e rrugës “Porto Romano”, por që fituesit kanë dhënë oferta deri në 60 për qind të “kufirit”. Ndonëse numri i lartë 39-42 konkurrues, në të tetë tenderët pati shumë pak shkualifikime (1-3 të tilla) dhe kjo në dy raste për gabime aritmetikore apo për mosparaqitje ofertash. Konkurruesit ishin nga e gjithë Shqipëria, pasi e shihnin Durrësin si një mundësi të aktivizimit të firmave të ndërtimit. Në 8 rrugët e ish-kënetës, 3 do t’i rikonstrruktojë ofertuesi EURONDERTIMI 2000 në Tiranë.

Ky i fundit, në kooperim me firmën EVEREST fitoi dhe tenderin e nëntë, atë rikonstruksionit të segmentit Bulevardi “Dyrrah”-Sheshi “Liria”. Këtu ka ndodhur një dukuri interesante: ishin 6 pjesëmarrës, ku u shkualifikuan 5, pasi kërkesat ishin tejet specifike, ku dhe vlerën nuk mund ta ulje aq shumë. Fondi limit ishte 56 328 000 lekë, kurse fituesi, ndonëse i pesti në renditje dha një ofertë 51 945 915 lekë, pra jo nën kufirin e 90 për qind. Të shkualifikuarit nuk plotëson kriteret kryesisht për shtyllë ndriçimi me IP 65 me profil alumini me dhënien e dorës së fundit me bronz – me një lartësi prej 5,8 m – i pajisur me një kuti trefazore të inspektueshme – me dy krahë prej 750 mm secili – fenerë dhe difuzorë prej metakrilati të tejdukshëm të kompletuar me ndriçues me llamba LED 4×6 njësi ndriçimi. 

Info

1. Rikonstruksion i rrugës “Jezerca” 

Afati 60 ditë. Fondi limit: 41 995 000 lekë. ¬Data e zhvillimit të tenderit: 14.11.2014. 39 pjesëmarrës, 2 të shkualifikuar. Fitues: bashkimi i operatorëve BEAN + ERGES MAT BEAN + ERGES MAT, adresa: Fier, Levan, Lagja Qendër pranë shkollës 9-vjeçare. Vlera 25 436 017 lekë.

2.  Rikonstruksion i rrugës “Porto Romano” 

Afati 60 ditë. Fondi limit: 41 818 000 lekë. Data e zhvillimit të tenderit 14.11.2014.  42 pjesëmarrës, 1 i shkualifikuar. Fitues: EURONDERTIMI 2000, Adresa: Tiranë, rruga “Andon Zako Çajupi", godina 7, apartamenti 1/13. Vlera 25 549 950 lekë.

3. Rikonstruksion i rrugës “Erë Pranvere”

Afati 60 ditë. Fondi limit: 41 952 000 lekë. Data e zhvillimit të tenderit 14.11.2014.  40 pjesëmarrës, 2 të shkualifikuar. Fitues GURI NDERTIM + NDREKAJ, adresa: Tiranë, Autostrada Tiranë-Durrës, Kashar. Vlera 25 657 847 lekë.

4. Rikonstruksion i rrugës “Juba”

Afati 60 dite. Fondi limit: 42 122 000. Data e zhvillimit të tenderit 13.11.2014. 37 pjesëmarrës, 3 të shkualifikuar. Fitues SKEDA, adresa: Fier, Lagjja Kryengritja. Vlera 266 12 640 lekë.

5. Rikonstruksion i rrugës “Sulejman Pitarka”

Afati 60 ditë. Fondi limit: 31 452 000 lekë. Data e zhvillimit të tenderit 13.11.2014.  36 pjesëmarrës, 3 të shkualifikuar. Fitues VLLAZNIA SH.P.K + AGRI CONSTRUKSION, adresa: Tiranë, Dajt. Lagjja Qesarakë, godinë banimi dhe shërbimesh 2,4+nënkati+2 kate bodrum, kati I. Vlera 21 275’150lekë.

6. Rikonstruksion i rrugës “Rinia Durrsake”

Afati 60 ditë. Fondi limit: 40 087 000 lekë. Data e zhvillimit të tenderit 17.11.2014 38 pjesëmarrës, asnjë i shkualifikuar. Fitues KOMBEAS, adresa: Lezhë, Milot, autostrada Laç-Lazhe, km. 22, Milot, Kurbin. Vlera 23 878 050 lekë.

7. Rikonstruksion i rrugës “Tasim Këlliçi”

Afati 60 ditë. Fondi limit: 41818 000. Data e zhvillimit të tenderit 13.11.2014.  36 pjesëmarrës, 2 të shkualifikuar. Fitues EURONDERTIMI 2000, adresa: Tiranë, rruga Andon Zako Çajupi, godina 7, apartamenti 1/13. Vlera 24 389 070 lekë.

8. Rikonstruksion i rrugës “Bajram Curri”

 afati 60 ditë. Fondi limit: 36 384 000 lekë. Data e zhvillimit të tenderit 24.11.2014. 29 pjesëmarrës, 2 të shkualifikuar Fitues: EURONDERTIMI 2000, adresa: Tiranë, rruga “Andon Zako Çajupi”, godina 7, apartamenti 1/13. Vlera 19 140 790 lekë.

9. Rikonstruksion i segmentit Bulevardi “Dyrrah”-Sheshi “Liria”

Afati 60 ditë. Fondi limit: 56 328 000 lekë. Data e zhvillimit të tenderit 24.11.2014. Data e zhvillimit të tenderit 24.11.2014.  6 pjesëmarrës, 5 të shkualifikuar (kryesisht për shtyllë ndriçimi me IP 65 me profil alumini me dhënien e dorës së fundit me bronz – me një lartësi prej 5,8 m – i pajisur me një kuti trefazore të inspektueshme – me dy krahë prej 750 mm secili – fenerë dhe difuzorë prej metakrilati të tejdukshëm të kompletuar me ndriçues me llamba LED 4×6 njësi ndriçimi). Fitues, ndonëse renditur në vend të pestë: bashkimi i operatorëve EURONDERTIMI 2000 + EVEREST, adresa: Tiranë, rruga “Andon Zako Çajupi”, godina 7, apartamenti 1/13. Vlera 51 945 915 lekë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/