9 dhjetor 2014 –  Spartak Ngjela vazhdon ta forcojë dozën e kritikave ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ai thotë se Rama duhet të bëjë ndryshime në kabinet, pasi nuk bëhet politikë me ata që ai i quan “kalamaj”.

“Po me trëndelina Gjosha, me ato do bëjë politike?! Është pamundësi absolute. Ca Fuga ca…nuk bëhet me ata politikë. Me këta nuk mund të bëhët, është politikë e nivelit shumë të lartë. Ai vetë nuk ka asnjëlloj eksperience, nuk ka kreacion politik, por s’ka as staf. Është i detyruar t’i kthehet politikanëve. Le të bëjë ça të dojë, por është në dështim”, u shpreh Ngjela për Ora News.

Ngjela ndërkohë rithekson sërish se po tentohet të rehabilitohet figura e Enver Hoxhës, dhe propozon:

“E vetmja mënyrë sesi mund të shpëtojë nderin Lufta Nacional Çlirimtare është që kësaj t’i heqësh Enver Hoxhën. Në qoftë se e bashkon Enver Hoxhen me LANÇ, bie në makabritetin e tij. Sepse Enver Hoxha e ka tradhtuar atë luftë. Këta nëse duan ta shpëtojnë atë luftë, duhet të heqin Enver Hoxhën.”

Ngjela komentoi edhe raportet PS-LSI:

“Vazhdon korrupsioni, është akti i dytë korruptiv i LSI. Aktin e parë e kishte me koalicionin e Berishës, tani edhe aktin e dytë. Këta nuk gjejnë para, po nuk gjetën para, çfarë rëndësi ka që ti fiton me korrupsion? Po nuk ma ha mendja që është pengesë Meta për reformat që kërkon të bëjë Rama. Është Rama i paaftë për të bërë reformë.”

Ndërsa për bojktonin e opozitës shprehet:

Nuk i dihet se ku do dali skema, mund të ketë një tension bllokoazhi total”.