DURRËS, 9 dhjetor 2014 – Ushtarakët shqiptarë dhe ata serbë janë stërvitur në Gjermani, por për të parët janë kujdesur vetë amerikanët për t'i mbajtur afër, të dytët u “binjkëzuan’ me armenët.
Në muajt tetor dhe nëntor, 2014, në zonat e zhvillimit të stërvitjeve ushtarake në Grafenëoehr and Hohenfels (Gjermania juglindore) u zhvillua një stërvitje (në terminologjinë ushtarake shqiptare ekzstonte dhe sinonimi “lojë”) e madhe e forcave vendeve anëtare të NATO-s dhe dhe atyre partnere.
Stërvitja “Zgjidhja e Kombinuar” (Combined Resolve) III përfshinte më shumë se 4 000 pjesëmarrës nga Shqipëria, Armenia, Bullgaria, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Holanda, Norvegjia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja dhe SHBA
Shqipëria po përdor mundësinë për të thelluar bashkëpunimin ushtarak me NATO-n, të përmirësojë ndëroperueshmërinë dhe të sigurojë gatishmërinë në mbrojtjen e sigurisë së përbashkët, duke marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake të NATO-s.
Ushtarët shqiptarë ishin midis 4.000 pjesëmarrësve nga 18 vende në Zgjidhjen e Kombinuar (Combined Resolve), një stërvitje e NATOS që zhvillohet dy herë në vit në terrenet e trajnimit të ushtrisë së SHBA në Gjermaninë juglindore.
Në stërvitjen e përbashkët morën pjesë gjithashtu ushtarët serbë dhe malazezë. Komanda e përgjithshme është kujdesur që shqiptarët të bashkëvepronin me forcat amerikane, kurse serbët me armenët.
VLERËSIMI I UASHINGTONIT
E gjithë asistenca e SHBA e caktuar për ushtrinë shqiptare kalon nëpërmjet Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në ministrinë e mbrojtjes së Shqipërisë. Znj. Valeri O’Brajen, zëdhënëse për ambasadën e SHBA në Tiranë tha:
“SHBA dhe Shqipëria mbajnë një nivel të lartë bashkëpunimi ushtarak me angazhim aktiv dypalësh. Bashkëpunimi përfshin një dialog periodik nga lidershipi ushtarak siç ilustrohet nga takimi i 30 tetorit i ministres së mbrojtjes të Shqipërisë Mimi Kodheli me zyrtarë të mbrojtjes të SHBA.
Bashkëpunimi përfshin gjithashtu stërvitjet e rregullta të tilla si “Zgjidhja e Kombinuar”, vendosjet e përbashkëta në vendet e krizës të tilla si Iraku dhe Afganistani, trajnimin e shpejtë dypalësh dhe shkëmbimet e edukimit dhe grantet e pajisjeve ushtarake dhe blerjeve. Përpjekjet janë fokusuar në përmirësimin e aftësive ushtarake të Shqipërisë, mbajtjen e ndëroperueshmërisë dhe forcimit të lidhjeve afatgjata ushtri me ushtri.
Shqipëria ka qenë një anëtare e vendosur dhe e qëndrueshme e NATO-s dhe ka qenë vullnetare për të shërbyer si një model dhe mentor për vende të tjera të Ballkanit që aspirojnë të bashkohen me Aleancën. Rëndësia rajonale e Shqipërisë ka qenë e nënvleftësuar kohët e fundit nga ngjarjet më të fundit në Ukrainë, gjë që thekson kërcënimet ndaj një Evrope ‘krejt të lirë dhe në paqe’ lidhur me agresionin rus, një çështje në të cilën Shqipëria ka qenë angazhuar si me fjalë dhe me veprime”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





