9 dhjetor 2014 –  Karabinierët e qytezës së Merates në Rajonin e Lombaridës neutralizuan një bandë hajdutësh të dhunshëm. Banda, që nga qershori 2013, kishte kryer së paku 13 vjedhje me dhunë të bareve, restoranteve dhe dyqaneve. Vjedhjet janë kryer në zonën e Milanos, në qyteza si Merate, Leko (Lecco), Monca (Monza), Kremona (Cremona) etj.

Për të vjedhur dyqanet ata përdrnin makina të vjedhura me të cilat godisnin dhe thyenin vitrinat e më pas vidhnin c’tu shihte syri e ç’tu zinte dora. Në këtë bandë bënin pjesë 20 shqiptarë, duke luajtur role të ndryshme si psh të grabitësit, shoferit të makinës së vjedhur, rojës, strehuesit apo shitësit të mallrave të vjedhura etj. Deri tani janë arrestuar 6 shqiptarë, ndërsa priten edhe arrestime të reja. Shqiptarët e arrestuar janë:

Spartak Alia, 21 vjeç, Marjan Gjergji, 20 vjeç, Gjovalin Gjoka, 36 vjeç, Florian Macaj, 21 vjeç, Besmir Prendi, 25 vjeç dhe Arben Vorfi, 28 vjeç. Ata vjinë nga zona të tilla të Shqipërisë si Mirdita, Lezha dhe Durrësi.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/