DURRËS, 9 dhjetor 2014 –  Kapet një shpërndarës droge, duke u shitur heroinë përdoruesve të qytetit bregdetar.

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se “DEA” e saj vendore (seksioni i narkotikëve) arrestoi në flagrancë 31-vjeçarin me banim në Durrës, Emilian Osmani.

 Prangosja ka ndodhur të martën, më 9 dhjetor 2014 ora 10.00 paradite. Në momentin e ndalimit 31-vjeçarit iu kapën dhe iu sekuestruan 55 gramë heroinë (në foto), të ndare në 110 doza, të cilat ua shiste përdoruesve të ndryshëm në Durrës. Policia thotë se po kryhen veprimet e para hetimore për zbulimin e një rrjeti të mundshëm narkotrafiku. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/