6 dhjetor 2014 –  Në librin e tyre revolucionar “Mrekullitë ndodhin”, Brian L. Weiss (mjek psikiatër, shkrimtar, kërkimet e të cilit përfshijnë rimishërimin, rikthimin në jetët e shkuara dhe mbijetesën e shpirtit pas vdekjes) dhe e bija e tij Emi (Amy)  shqyrtojnë shërimin fizik, emocional dhe shpirtëror që është i mundur, nëse njeriu pranon lirisht konceptin e rimishërimit dhe e përqafon këtë realitet.

Një udhëheqës në fushën e terapisë së jetëve të kaluara, Dr. Weiss ka ndihmuar mijëra të lidhur me jetën e tyre të fundit (para kësaj aktuales që po jetojnë konkretisht) dhe përvojën e shërimit të jashtëzakonshëm tek ta. Në “Mrekullitë ndodhin”, ai dhe Emi (Amy) ndajnë këto histori të shquara, të vërteta të jetës për të zbuluar se si “kthimi mbrapsht” në jetët e kaluara mban çelësat e qëllimit tonë shpirtëror. 

Të qenit të vetëdijshëm se ne kemi jetuar dhe më parë, të ndarë në intervale shpirtërore ndihmon për të zbehur frikën e vdekjes dhe sjell më shumë paqe dhe gëzim në këtë moment që jetojmë. Dhe tek“Mrekullitë ndodhin”, historitë personale, të shoqëruara nga mësimet frymëzuese të Dr. Weiss-it, tregojnë se si duke rënë në kontakt me jetët tona të mëparshme, mund të shërojmë mendjen dhe trupin, thellësisht dhe në mënyrë të përhershme. 

Në fund të kësaj eksperience, ne do të rezultojmë të frymëzuar, të çliruar, të frymëzuar dhe të sigurtë për të vërtetën se ne jemi qenie të përjetshme dhe të lirë për të shëruar plagët tona aktuale përmes kuptimit dhe interpretimit të së kaluarës sonë. Kjo – sipas Dr. Weiss është një praktikë që do të na ndihmonte në përmirësimin e jetës aktuale, evoluimin e shtigjeve tona shpirtërore, dhe të jetuarit çdo ditë me një qëllim të vlefshëm.

/g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/