2 dhjetor 2014 – Roja e Financës në itali me anë të operacionit “Vacanze Romane” (Pushime në Romë) neutralizoi një bandë narkotrafikantësh shqiptarë, që në një periudhë dyvjeçare kishte futur në Itali dy ton drogë. Krerët e bandës ishin dy vëllezërit Prenga, që arritën t’u shpëtojnë prangave në Itali. Interpol Roma në bashkëpunim me Rojen e Financës, me Interpol Londrën, me Eurojust-in evropian arriti të zbulojë bazën sekrete të vëllezërve Prenga.
Ata fshiheshin në Angli, ku kishin ngritur një magazinë kokaine dhe me korrierë, që nuk binin në sy e shpërndanin kokainën në disa vende evropiane. Policia angleze i arrestoi dy vëllezërit Prenga, ndërsa po hynin në metronë e qytetit të Mançesterit. Pritet, që ata të ekstradohen në Itali, para Krishtlindjeve.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





