DURRËS, 2 dhjetor 2014 – Policia bregdetare njofton se natën e 1 dhjetorit 2014 në Durrës kanë ndodhur tri vjedhje mjetesh transporti.
Në Plazh (lagja nr. 13) u vodhën dy furgonë “Ford”, njëri në pronësi të S. A.-së, 36-vjeç, banues në lagjen nr. 1 Tiranë dhe tjetri në pronësi të shtetases F. D. 56 vjeçe, banuese në Plazh. Kurse në lagjen nr. 1 është vjedhur motoçikleta “Lifan”, në pronësi të shtetasit I. B., 31 vjeç, banor i kësaj lagjeje. Blutë thonë se deri tani nuk është zbuluar asnjë nga hajdutët, por po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





