DURRËS, 2 dhjetor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 1 dhjetor 2014, ora 16.00, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Gentian Bejtja, 33 vjeç, banues në Larushk Krujë, sepse Gjykata e Rrethit Krujë, më 14 nëntor 2014, ka dhënë masën e sigurisë të arrestit me burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit. Kaq. Ndërkaq në komunikatën zyrtare, të hartuar nga oficer/i-ët e policisë gjyqësore, çuditërisht, nuk jepet asnjë e dhënë se çfarë ka ndodhur dhe nëse i arrestuari ka pasur precedentë të mëparshëm penalë.
Madje, nisur nga arkivi, del se edhe në komunikatën e 31 tetorit 2014, kur është raportuar për procedim penal në mungesë, të filluar më 30 tetor 2014, janë dhënë me iniciale emrat e autorit dhe viktimës së një aksidenti me vdekje. Sipas njoftimit zyrtar të 31 tetorit 2014, më 29 tetor 2014, rreth orës 18.00, në fshatin Nikël Krujë, duke drejtuar një “Volksëagen Passat”, G.(entian) Bejtja ka aksidentuar me vdekje këmbësorin A.(rtan) Arra, 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Pas aksidentit G.(entian) Bejtja është larguar nga vendi i ngjarjes duke e braktisur makinën. U bë shpallja në kërkim policor.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





