1 DHJETOR 2014 – Në median italiane është ngritur problemi i pakujdesisë, që tregon Ministria e Jashte Italiane (Farnesina), në mirëadministrimin e pronave të saja jashtë Italisë. Këto prona jepen me qira shumë të ulëta pa tender etj., duke i shaktuar dëm buxhetit të shtetit italian. Një nga shembujt që ofron media italiane (Il fatto Quotidiano) është edhe rasti i Ambasadës Italiane në Tiranë.
Në Ambasadën Italiane në Tiranë, është dhënë me qira për 150 euro, një sipërfaqe prej 115 metrash, ndërtim tip parafabrikat brenda territorit të ambasadës. Qiramarrës është firma Ciano Traiding & Services SRL me adresë: Via dell’ ecologia 57128 Livorno. Firma ka një kapital prej 77 468 eurosh. Kjo firmë është e specializuarpër Cattering dhe mensa ndërmarrjesh.
Pronari i kompanisë është Massimo Ciano, nipi i Kontit Gian Galeazzo Ciano, burri i Eda Musolinit
dhe ndër të tjera ministër i jashtëm i Italisë fashiste. Media italiane bën ironi me faktin, që gjyshi Galeazzo ishte autori dhe frymëzuesi i pushtimit fashist të Shqipërisë, ndërsa nipi ka vendosur ta “pushtojë” Tiranën duke hapur klub, në zemër të saj, brenda territorit të Ambasadës Italiane. Fatkeqësisht gjyshit Galezzo nuk i shkoi mbarë pushtimi i Shqipërisë, sepse në vitn 1944 u ekzekutua me urdhër të Musolinit, vjehrrit të vet. Stërnipit të Musolinit, po ashtu nuk po i shkon mbarë biznesi në Ambasadën Italiane, sepse klientela është e vogël (rreth 50 vetë stafi italian dhe shqiptar i ambasadës). Shumica e stafit kanë tipare gjenoveze d.m.th. janë kursimtarë dhe nuk kanë qejf të harxhojnë para, në barin brenda territorit të ambasadës.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





