Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka paralajmëruar, çuarjen në Gjykatën Kushtetuese të Komisioneve Hetimore. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se PD është gati për përfaqësimin e Grupit Parlamentar në Gjykatën Kushtetuese.

Ai thekson se e drejta për ngritjen e Komisioneve Hetimore është e pacenueshme. Sipas tij, kontrolli parlamentar është funksion kushtetues i opozitës dhe nuk mund të cenohet nga frika e Edi Ramës.

“Gati për përfaqësimin e Grupit Parlamentar në Gjykatën Kushtetuese. E drejta për ngritjen e Komisioneve Hetimore është e pacenueshme. Kontrolli parlamentar është funksion kushtetues i opozitës dhe nuk mund të cenohet nga frika e Edi Ramës,” shkruan Bardhi në Facebook.