Pas ditësh tensionesh dhe diskutimesh brenda dhomave të zhveshjes, me portierin Gavin Bazunu që kishte propozuar të mos luhej ndeshja, futbollistët e kombëtares irlandeze vendosën të zbresin në fushë për sfidën e Nations League, të programuar në Debreçen. Megjithatë, lojtarët, trajneri dhe tifozët shfaqën disa forma proteste.

Në momentin e daljes në fushë, irlandezët nuk shtrënguan duart me trajnerin, kapitenin dhe as me lojtarët izraelitë. Për më tepër, futbollistët irlandezë luajtën me shirit të zi në krah, “në kujtim të të gjitha viktimave të konfliktit”, ndërsa gjatë himnit izraelit qëndruan me kokën të ulur dhe shikimin drejt tokës.

ssss

Në tribunat e stadiumit, tifozët britanikë shpalosën disa pankarta me të njëjtën linjë mesazhi: “Forca Bazunu, zëri i drejtësisë”, “Dështim i FAI, bashkëpunëtorë në gjenocid” dhe “Ndaleni ndeshjen”.

irlandaaa