Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar përgatitjen e një çështjeje kundër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë. Nisma lidhet me trajtimin e çështjes kurde në Turqi dhe akuzat për financim të Hamasit nga qeveria turke.

SIpas raportimeve nga mediat e huaja, lëvizja vjen pas përshkallëzimit të përplasjeve mes dy vendeve, ndërsa Erdogan ka kërkuar ndërhyrjen e Interpolit ndaj Netanyahut. Izraeli po shqyrton mundësinë e nisjes së procedurave përmes një shteti të tretë, ndërsa përgatitja e çështjes mund të shërbejë edhe si mjet presioni ndaj presidentit turk. Zyra e Netanyahut dhe zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë në Izrael nuk kanë komentuar mbi këtë çështje.