Juventusi do të prezantojë Neton në vazhdim. Ish-portieri i “Zonjës” ka mbërritur në Torino dhe zyrtarizimi është çështje kohe. Afrimi i një tjetër portieri pas dëmtimit të rëndë që pësoi Kamil Grabara, ishte i domosdoshëm. Neto tashmë shikohet si portier i dytë.

Zgjedhja kryesore për portën e bardhezinjve është Vikario. Tashmë skuadra e Luçiano Spaletit kompletohet sërish. Neto u afrua si lojtar i lirë në moshën 37-vjeçare.

Braziliani ishte për herë të fundit pjesë e Botafogos në Brazil. Një nga momentet më të mira në karrierë ishte në vitin 2019, kur Barcelona shpenzoi 26 milionë euro për transferimin nga Valencia.