1 dhjetor 2014 –  Momente frike në Interlagos për ish pilotin e Red Bull, Mark Webber. Australiani u përplas me muret mbrojtëse të pistës braziliane me makinën e tij Porsche gjatë garës 6 orëshe. 30 minuta nga fundi, Webber humbi kontrollin e makinës së tij 919 Hybrid në kthesën e fundit gjatë një dueli me Ferrarin e Matteo Cressonit me një shpejtësi rreth 270 km/h. Makina e tij u shkatërrua plotësisht, madje për disa momente mori edhe flakë por forcat e ndërhyrjes së shpejtë e morën situatën nën kontroll.

Webber u transportua me barrelë në spitalin e San Paolos ku kaloi disa orë. Gjendja e tij është e mirë, ndërsa sipas informacioneve të para, mendohet se aksidentin e shkaktoi një defekt në sistemin mekanik të makinës gjermane. Sa për kronikë, Porche mund të buzëqeshë sepse gara e Interlagos u fitua nga dyshja Dumas-Jani-Lieb, një sukses që mungonte që prej 16 vjetësh në skuadrën gjermane.