DURRËS, 30 nëntor 2014 –   “Zinxhirët”, boceti i realizuar nga Ilirjan Shima, është fituesi i konkursit për monumentin kushtuar viktimave të komunizmit. Nga 11 veprat e përzgjedhura, krijimi i Shimës i përgjigjet më së miri impaktit vizual  për evidentimin e terrorit komunist që damkosi për disa dekada realitetin dhe historinë e shoqërisë shqiptare.

Për autorin Ilirjan Shima, zinxhirët janë simboli i burgosjes dhe izolimit të popullit tonë për 5 dekada. Ndërsa ndjesia e metaltë të lejon të ndjesh peshën, shtrëngimin dhe ftohtësine e tyre. Vepra, nismë e Bashkisë së Tiranës, do të vendoset në lulishten përballë Muzeut Historik Kombëtar.