Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në provincën Hunan të Kinës ka vrarë 21 persona dhe ka lënë 61 të plagosur.
Shpërthimi ndodhi në fabrikën Huasheng Fireworks rreth orës 16:40 (sipas kohës lokale) të hënën, në qytetin Liuyang, duke detyruar ekipet e shpëtimit të evakuojnë të gjithë banorët brenda një rrezeje prej 3 km nga fabrika.
Autoritetet angazhuan rreth 500 persona për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe për trajtimin e të plagosurve, ndërsa u përdorën edhe robotë për të ndihmuar në gjetjen e personave të bllokuar brenda ndërtesës.
Policia, e cila po heton shkaqet e shpërthimit, ka marrë “masa kontrolli” ndaj personit përgjegjës të kompanisë së fishekzjarreve, raportuan mediat shtetërore kineze.
Autoritetet thanë se dy depo baruti brenda zonës së fabrikës paraqisnin rrezik të lartë gjatë operacioneve të shpëtimit.
Ekipet e shpëtimit u detyruan të evakuojnë të gjithë personat brenda rrezes 3 km nga fabrika. Ata gjithashtu zbatuan masa si lagështimi i zonës për të “parandaluar aksidente dytësore gjatë operacionit të shpëtimit”.
Scary footage coming from "the world's fireworks hub": Liuyang City, Hunan Province, where an explosion occurred on Monday afternoon at one of the fireworks factories. Three dead, 25 injured. This is not the only fireworks-related accident in the region, raising concerns among… pic.twitter.com/vHyrVXDRdV
— Manya Koetse (@manyapan) May 4, 2026
Ndikimi i shpërthimit ishte aq i fortë sa edhe dritaret e një ndërtese banimi pranë fabrikës u thyen.
BBC shkruan se të plagosurit janë të moshave nga të 20-at deri në të 60-at, dhe disa prej tyre pësuan dëmtime në kocka pasi u goditën nga mbeturinat që fluturuan në ajër.
Qyteti Liuyang është i njohur për prodhimin e fishekzjarreve dhe konsiderohet si prodhuesi më i madh në botë në këtë sektor.





