DURRËS, 30 nëntor 2014 –  Ëndrra e saj ishte të bëhej modele, por në vend që të arrinte majat dhe të plotësonte dëshirën e saj, gjithçka përfundoi teksa ajo abuzoi me drogën. Ajo ishte e bukur, e ndërsa sot nuk ka dhëmbë, lëkura i është dëmtuar dhe për të blerë drogën e shet veten si prostitutë. Kjo është historia reale e një 24 vjeçareje, e cila që në moshën 13 vjeçare ëndërronte të bëhej si Gisele Bundchen. Në Brazil tashmë është bërë e njohur historia e Loemy Marques, një vajzë e re e cila dëshironte të bëhej pasardhësja e supermodeles Gisele Bundchen.

Historia e saj përfundoi në një emision televiziv dhe po bën xhiron e botës. Ajo jeton në Cracolandia, një lagje ne San Paolo e njohur për prostitucion dhe shpërndarje droge. Revista braziliane “Veja” publikoi historinë e saj, duke bërë që kjo e fundit të shtrohet në një qendër rehabilitimi dhe show televiziv “Hora de Far” ka transmetuar momente nga trajtimet psikologjike, tek dentisti, dietologët dhe parukierët. E reja vijon të trajtohet në qendrat e specializuara.