DURRËS, 30 nëntor 2014 –  Rikthehet sërish dhuna në stadiumet Shqiptare por këtë herë në stadiumin e Lacit gjatë ndeshjes mes Tërbunit dhe Mamurrasit e vlefshme për kategorinë e parë. Një lojtar i skuadrës së Tërbunit i quajtur Senad Lekaj është goditur nga futbolllisti i Mamurasit Endri Lalaj.

Lojtari Senad Leka ka qëndruar për pak kohë pa ndjenja, ndërsa në fushë ka mbërritur edhe një autoambulancë që e ka shoqëruar për në spital. Më pas presidenti i Mamurrasit ka përjashtuar nga klubi futbollistin Endri Lalaj.