DURRËS, 29 nëntor 2014 – 28 Nëntori është festuar edhe në ndeshjen e NBA mes Toronto Raptors dhe Dallas Mavericks e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në "Air Canada Centre". Nën kujdesine komunitetit shqiptar atje, veçanërisht Bujar Zejnullahut dhe Dashnor Haskut, para fillimit të ndeshjes vajzat e grupit "Shqiponjat e Vogla" kërcyen valle shqiptare para publikut.
Pas valles ato shfaqën edhe flamurin kombëtar në sallë, ndërsa nuk mungoi as flamuri shqiptar në tribuna, aty ku gjendeshin shumë shqiptarë.
Ndeshja mbaroi 106-102 në favor të Dallas Maverics.





