DURRËS, 29 nëntor 2014 –  Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha sjell jo një por dy bashkëpunime, me dy prej emrave më të njohur të muzikës botërore. 25- vjeçarja ka realizuar dy këngë, njërën në bashkëpunim me David Guetta-n dhe një tjetër me Pitbull. Këto dy projete do të jenë pjesë e albumeve të këtyre dy artistëve që pritet të dalin në treg këtë javë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me origjinië nga Dibra e cila po zhvillon karrierën e saj në SHBA.

Në faqen e saj zyrtare, Bebe Rexha njofton se është pjesë e albumit të DJ. dhe producentit të famshëm David Guetta, me këngën me titullin “Yesterday” e cila do të jetë pjesë e albumit “Listen”. Po sipas këtij njoftimi, Bebe do të jetë pjesë e albumit “Globalization” të reperit Pitbull, me këngën “This is not a drill”. Të dyja këto bashkëpunime aktualisht kanë dalë vetëm në versionin audio.