DURRËS, 29 nëntor 2014–  Mickey Rourke natyrisht që nuk është aq simpatik sa kur ishte i ri, por nuk ka humbur sharmin e një aktori të madh të Hollywood-it por mbi të gjitha dëshirën për të mposhtur moshën. 62-vjecari u kthye në ring në Moskë rreth 20 vjet pas takimit të tij të fundit, e madje arriti një fitore spektakolare kundër amerikanit 29-vjecar Elliot Syumur. Partneri i Kim Basinger në “Nëntë javë e gjymë”, mbante veshur pantallona të kuqe të shkurtra me flamurin rus. Ndeshja e vlefshme për peshat SuperWelter, e cila ishte programuar në 5 raunde prej 2 minutash e gjysmë, u mbyll pas vetëm 4 minutash me fitoren e Rourcke me Knock Out teknik kur Symour hodhi peshqirin nën breshërinë e grushtave të aktorit Hollywood-ian.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, kur ishte një djalë i ri në Florida, Mickey Rourcke ishte një diletant i nivelit të shkëlqyer në boksin diletant. I rritur në një nga lagjet më të vështira të Miamit, Rourcke debutoi në boks në moshën 12-vjecare me emrin e vërtetë Philipp, duke u stërvitur në të njëjtën palestër ku përgatitej dikur i madhi Muhamed Ali. Megjithëse boksi dukej se po i hapte një rrugë lavdie problemet me shëndetin e detyruan që pas 30 takimeve me 27 fitore të mbyllte karrierën mes litarëve për të nisur atë të aktorit. U rikthye në ring në vitin 1991 dhe në tre vjet zhvilloi 8 takime duke fituar 6 dhe barazuar 2. Së fundmi vendosi të rikthehej sërish në ring. Në Moskë aty ku thotë se është vendi i vetëm ku mund të ndeshet, pasi aty ndihet i vlerësuar.